AKTUALITET

Tedi Blushi: Qeveria paguan çdo ditë 80 mijë euro për inceneratorë dhe nuk shpenzon asnjë qindarkë për familjet më në nevojë

21:37 - 27.12.22 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi thotë se varfëria në Shkodër është si “Poema e Mjerimit” e Migjenit. Me anë të një postimi në Facebook, Blushi thekson se qindra familje janë braktisur dhe varfëruar nga Rilindja, ndërsa mezi presin të marrin ndihmat nga vullnetarët.




Ai thekson se “qeveria që paguan çdo ditë 80 mijë euro për inceneratorë që nuk ekzistojnë, nuk shpenzon asnjë qindarkë për familjet më në nevojë për të cilat nuk ka as Krishtlindje dhe as festë të Vitit të Ri!”

Blushi i bën thirrje qeverisë që të ndalojë kontratat qindra milonë euro koncensionare dhe këto fonde ti shpërndajnë për të pamundurit!

VARFËRIA NË SHKODËR, SI “POEMA E MJERIMIT” TË MIGJENIT!

Qindra familje në Shkodër, të braktisura dhe të zhytyra në varfëri ekstreme nga “Rilindja”, mezi presin ndihmat sociale nga vullnetarët për të mbijetuar.

Një mjerim migjenian krejtësisht i pamerituar që dhemb në shpirt dhe që shkaktohet vetëm nga megavjedhjet që qytetarëve u bëhen çdo ditë nga Edi Rama dhe banda e tij.

Qeveria që paguan çdo ditë 80 mijë euro për inceneratorë që nuk ekzistojnë, nuk shpenzon asnjë qindarkë për familjet më në nevojë për të cilat nuk ka as Krishtlindje dhe as festë të Vitit të Ri!

Ndaloni kontratat qindra milonë euro koncensionare dhe shpërndani këto fonde për të pamundurit!

Boll u zhgryhet në luksin që keni ngritur mbi zhvatjen dhe mjerimin e popullit!

 

 

 

 

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.