AKTUALITET

Deklarata e fortë/ “Vetëm dy persona të besuar të Vis Martinaj mund të bëjnë atentate”

09:25 - 28.12.22 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gazetarja Glidona Daci deklaroi se kundërshtarët e të shumëkërkuarit, Ervis Martinaj e kanë sulmuar këtë të fundit, sidomos gjatë këtyre dy viteve, duke i ekzekutuar njerëzit e tij të besuar.




Sipas gazetares, tani Martinaj ka vetëm dy njerëz të besuar të cilët janë të aftë të kryejnë atentate.

“Grupet kriminale që përplaseshin me Ervis Martinajn, e kishin sulmuar shumë vitet e fundit, sidomos dy vitet e fundit. Të gjithë njerëzit e tij të besuar u ekzekutuan. Praktikisht, po ta kapësh në thelb, Ervis Martinaj kishte mbetur i vetëm, vetëm me dy ushtarë të besuar, me dy njerëz të cilët janë të aftë të gjuajnë.

Ushtarë ai kishte pafund, por po themi ushtarë të cilët gjuajnë, pra janë të aftë të bëjnë atentate. Kishte vetëm dy, pjesa tjetër iu eleminua nga grupet rivale. Dosja besoj shumë shpejt do kalojë në SPAK, thjesht është një çështje procedure”, theksoi ajo  në Euronews Albania.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.