AKTUALITET

Ekzekutimi i dy shqiptarëve që tronditi Greqinë, autori u prit nga një person me motor. “Mafia e burgjeve” në shënjestrën e…

08:27 - 28.12.22 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ditën e djeshme mediat gree kanë nxjerrë pamje të tjera nga ekzekutimi i dy shqiptarëve, Armando Organaja dhe Kreshnik Çerçizaj brenda një lokali në Athinë.




Autori i maskuar kishte një bashkëpunëtor që e la 200 metra larg kafenesë në sheshin e Nea Smyrni. Në videon e publikuar nga ANT1 duket se autori i dyshuar ecën në këmbë, ndërsa bashkëpunëtori e ndjek me motor. Edhe në pamjet e siguruara nga një kamera biznesi, të dy shfaqen shumë pranë kafenesë ku ishin ulur 2 shqiptarët. 2 minuta më vonë, shfaqet në kafene ku qëlloi me breshëri plumbash dhe doli me vrap duke lënë të vdekur 2 shqiptarët dhe plagosi me plumb qorr një grua.

Bashkëpunëtori nuk e fik në asnjë moment motorin pasi qëndron gati për tu larguar me autorin dhe të zhduknin gjurmët. Sipas mediave greke, policia ka sekuestruar pamjet filmike dhe po përpiqen të identifikojnë autorin dhe shokun që e ndihmoi. Dy viktima dhe një e plagosur ka qenë bilanci i një atentati mafioz i ndodhur në Athinë, 2 ditë pas vrasjes së Edmond Papës. Viktima mbetën 41- vjeçari Kreshnik Çerçizaj dhe 44-vjeçarin Armando Organaja. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 18 dhjetorit në një zonë mjaft të populluar të Athinës.

Dy miqtë, Kreshniku dhe Armando ishin në lokal në momentin kur autori i maskuar me maskë kirurgjikale dhe kapuç të zi qëlloi me breshëri plumbash në mes të lokalit. Për pasojë Kreshnik Çerçizaj mori dy plumba në kokë dhe vdiq në vend ndërsa Armando Organaja mori një plumb në gjoks, por me të mbërritur në spital nuk mundi t’iu mbijetojë plagëve të marra. Mafia e burgjeve, përgjimet Mediat greke i janë kthyer sërish historisë së Klodian Lekocajt, duke e ballafaquar me disa përgjime që kanë dalë në rastin e hetimeve për dy ngjarje të njëpasnjëshme. “Mafia e Burgjeve” në Greqi është e përfshirë në vrasjet me pagesë në shtetit fqinj.

Kështu shkruajnë mediat greke, teksa sjell detaje të reja nga investigimi sipas të cilit, Klodian Lekocaj, ndryshe nga sa shprehet në media se është një viktimë e drejtësisë e se nuk ka para të blejë as cigare, rezulton direkt apo indirekt i përfshirë në dhjetëra krime prej viteve 2000 në Greqi. Ai rezulton të ketë organizuar një vrasje me pagesë kundrejt shumës 30 mijë euro, ku viktimë u tha se ishte një shtetas pakistanez në Greqi, i cili mendohet se ishte dëshmitar në një ngjarje kriminale dhe për këtë arsye duhet të hiqej qafe.

Klodian Lekocaj komunikonte me një shtetas grek, i burgosur në burgun e Dhomokos, i arrestuar për tentativën e grabitjes së supermarket “Sklavenitis” në Vrilisia. “Pagesa është 30 mijë euro, është racë pakistaneze” dëgjohet të thotë në përgjim Lekocaj me të dënuarin grek. 20 mijë euro do i merrte vrasësi dhe 10 mijë euro do të ndaheshin mes Lekocajt dhe bashkëpunëtorit të tij grek. Ai dëgjohet gjithashtu t’i thotë grekut se ka mbetur keq për “gishta”, d.m.th vrasës dhe i kërkon të ndërmjetësojë që të gjejnë një të tillë. “Unë pres njerëz që bëjnë të tilla, sepse imi është brenda”, i thotë ai. Realisht me ndërmjetësimin e grekut dhe të një bullgari bashkëvuajtës të tij, erdhën në kontakt me një shqiptar që doli vullnetar të vinte nga Shqipëria në Greqi për të kryer punën. Shqiptari kishte kryer më parë vrasjen e një të moshuari në 2013. Greku dhe bullgari dëgjohen t’i thonë Vrasja e Papës shqiptarit:

“Pula është pakistanez, japin 30”, i thonë fillimisht. Më pas, e informojnë se porosia është e Klodit, urdhërues i vrasjes së avokatit Mixalis Zafiropoulos. “Është ai që hëngri avokatin, që dha urdhrin”. I thonë madje të nxitojë se shqiptari ka në plan një tjetër porosi. “Një herë po filloi kjo punë, pastaj janë shumë punë”. Në një tjetër bisedë e nxisin ta qëllojë viktimën me një plumb në kokë dhe pastaj ta hedhë pistoletën në det. Përfundimisht, vrasësi me pagesë u arrestua teksa transportonte 5 kg marijuanë me anije nga Pireu në Xio për llogari të një të burgosuri në burgun e Korfuzit dhe para së të udhëtonte për Amfisa ku do të merrte pistoletën dhe një zarf me të dhënat dhe fotografinë e viktimës. Gjithë të tjerët u arrestuan në vitin 2019 nga Antiterrori grek, ndërsa kontrolle u kryen dhe në burgun e Domokos dhe Korfuzit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.