AKTUALITET

Jorida Tabaku ironizon qeverinë: Në fundvit qytetarët presin shpresë, sfida e ekonomisë shqiptare është largimi

13:32 - 28.12.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, shprehet se për shkak të faktorëve të jashtëm dhe të brendshëm ekonomia shqiptare sot është në vështirësi. Tabaku shprehet se Shqipëria sot ka borxhin më të thellë dhe çmimet më të larta.




Deputetja shprehet se vitin e ardhshëm ekonomia duhet të ketë shpresë dhe të krijojë mundësi, sepse Shqipëria duhet të zhvillohet.

Statusi i plotë i Jorida Tabakut:

Në fundvit shqiptarët presin shpresë, alternativë dhe mundësi të reja!  Sot, ekonomia shqiptare është në vështirësi sa prej faktorëve të jashtëm por më shumë prej faktorëve të brendshëm. Parajsa e arritjeve imagjinare që thotë që viti po mbyllet mirë, dhe që normalizon vështirësitë që sot po kalojnë familjet shqiptare nuk ndihmon askënd.

Sot, kemi inflacionin (rritjen e çmimeve) më të lartë në rajon dhe më gjerë 8.3 %, kemi një rritje të jashtëzakonshme të kësteve të kredisë të papërballueshme për xhepat e familjeve shqiptare dhe bizneseve.

Kemi borxhin më të lartë në rajon që po arrin 100% të PBB. Kemi çmimet më të larta të karburanteve që me bordet komuniste po rrisin kostot e prodhimit e kostot e bizneseve. Unë refuzoj ta besoj se ajo që ofron sot qeveria është ndërtimi dhe krenohen se sot po ndërtohet me burime financiare informale që në fakt po e shkatërrojnë ekonominë. Bujqësia dhe turizmi dy sektorë që kanë 40 % të PBB sot janë të mbitaksuar, të nën financuara e të pavlerësuar!

Sot, sfida e ekonomisë shqiptare është largimi, emigrimi dhe pa ofruar alternativa për shqiptarët për të investuar këtu, pa vlerësuar punën, pa ofruar meritokraci Shqipëria do të përballet me rënie të krahut të specializuar të punës e me rritjen e moshës mesatare e cila sot është avantazhi konkurrues që ka Shqipëria në rajon. Ditët e fundit të vitit doja të dëgjoja se cilat janë sfidat e si do jenë zgjidhjet dhe refuzoj ta besoj që ato do të vijnë nga ligji lojërave të fatit dhe amnistia fiskale.

Vitin e ardhshëm ekonomia duhet të ketë shpresë, duhet të krijojë mundësi! Se ka një  Shqipëri që do të zhvillohet, që do të ndryshojë, ka një Shqipëri që do të punojë por fatkeqësisht me këtë model ekonomik e korrupsion nuk mundet!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.