AKTUALITET

Kur do të pushojë së funksionuari Bordi i Karburanteve? Ministrja nuk jep afate: Do vazhdojë deri kur të ulen kostot…

10:41 - 28.12.22 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave Delina Ibrahimaj është pyetur nga gazetarët në lidhje me bordin e Karburanteve.




Ajo tha se bordi do të vazhdojë të funksionojë deri kur çmimet e karburanteve do të ulen nën mesataren e zakonshme në tregun ndërkombëtar.

“Do vijojmë të mbajnë bordin e karburanteve për sa kohë çmimet e karburanteve do të jenë më të larta se mesatarja. Kur të ulen këto çmime do të dalim nga funksionimi i këtyre bordeve”, tha Ibrahimaj.

Ajo u shpreh se vitin e ardhshëm parashikohet një rritje e ekonomisë në 2.6% bazuar në treguesit e deritanishëm dhe ato të ekonomisë së huaj.

“Ne presim që ekonomia shqiptare të vijojë të performojë pozitivisht edhe në tre mujorin e katërt. Vitin e ardhshëm faktorët tregojnë për një parashikim që kemi bërë për një rritje në 2.6% bazuar në treguesit e deritanishëm të ekonomisë dhe treguesit e ekonomisë së huaj”, deklaroi ajo.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.