AKTUALITET

Shqipëria heq vizat me Kinën. Ja qytetarët që do mund të lëvizin lirshëm

09:52 - 28.12.22 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Shqipëria ka hequr vizat me Kinën. Vendimi është marrë në mbledhjen e djeshme të këshillit të ministrave.




Në vendimin e publikuar nga kryeministria thuhet se vizat do të hiqet për mbajtësit e pasaportave të zyrtarëve publikë dhe të pasaportave të zakonshme.

Vendimi i plotë

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Popullore të Kinës, për heqjen reciproke të vizave për mbajtësit e pasaportave të zyrtarëve publikë dhe të pasaportave të zakonshme, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.