AKTUALITET

Skema mashtruese të Kriptomonedhave, kapet në Spanjë miku i Amant Josifit

14:02 - 28.12.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia spanjolle ka vënë në pranga një nga personat, i cili dyshohet se me anë të skemave të kripto-monedhave  ka mashtruar qytetarët nga vende të ndryshme të Evropës.




Bëhet fjalë për Pablo AM, ose Pablo Millan, i njohur ndryshe si miku i Amant Josifit, këshilltar i Ministres së Mbrojtjes së Shqipërisë, i cili pas hetimeve është arratisur nga vendi nuk dihet vendndodhja e tij .

Policia spanjolle mësoi më 14 dhjetor se Pablo AM kishte marrë një aeroplan në Rumani që do të ulej në Barcelonë.

Hetuesit nga Mossos dhe Garda Civile shkuan në aeroport dhe sapo avioni i tyre u ul, ata kontaktuan komandantin dhe e informuan atë të mos hapte portat sepse një objektiv policie po udhëtonte mes pasagjerëve të tij.

Arrestimi  i Pablo AM, siç shkruajnë mediat spanjolle, mund të çojë në lokalizimin dhe gjetjen e shqiptarit, i përfshirë në skemat mashtruese përmes kriptomonedhave.

Sipas asaj që shkruajnë mediat, Pablo Millan rezulton se ka lidhje direkte me Josifin. Vetëm në Spanjë janë 17 mijë qytetarë që janë mashtruar nga skemat e lartpërmendura.

Hetuesit  thonë se fitimet e tyre ishin marramendëse, çka tregon se dëmi financiar që u është shkaktuar qytetarëve të Bashkimit Evropian është shumë i madh.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.