BOTA

VIDEO/ Mjegulla e dendur shkakton aksidentin masiv, 200 makina përplasen me njëri-tjetrën

09:31 - 29.12.22 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Më shumë se 200 automjete janë përfshirë në një aksident automobilistik në qytetin kinez Zhengzhou.




Aksidenti ndodhi në një urë që ishte mbuluar nga mjegulla. Në pamjet nga ura e gjatë me shumë korsi, shihen qindra mjete të “ngjeshura” me njëra-tjetrën. Makina, kamionë mallrash, dhe automjete të tjera janë përplasur. Shumë shoferë dhe pasagjerë u bllokuan në makinat e tyre. Një dëshmitar okular tha se aksidentin shtrihej në disa kilometra dhe lagështira në urë kishte ndikuar. Në disa zona, dukshmëria atë mëngjes ishte vetëm 200 metra, sipas Reuters. Disa orë pas aksidentit, policia paralajmëroi shoferët që të mos kalonin në urë për shkak të mjegullës. Mbikalimi lidh Zhengzhou me qytetin e Xinxiang.

aksident2


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.