BOTA

Virusi drej rikthimit? SHBA rikthen detyrimin për testin e COVID për vizitorët që udhëtojnë nga Kina

07:52 - 29.12.22 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

SHBA ka rikthyer detyrimin për testin e COVID për vizitorët që udhëtojnë nga Kina pasi Pekini njoftoi se do të rihapë kufijtë javën e ardhshme.




Italia, Japonia, Tajvani dhe India njoftuan më herët se kanë vendosur detyrimin për testin e COVID për Kinën ndërkohë që Australia dhe Britania e Madhe nuk kanë marrë asnjë masë të re, shkruan BBC.

Pas tre vitesh “izolim” nga bota, Kina do t’i lejojë qytetarët e saj të udhëtojnë më lirshëm nga data 8 Janar.

Por rritja e vazhdueshme e infektimeve të reja me COVID ka vënë në lëvizje shtetet e tjera për të marrë masa. Kina po raporton rreth 5 mijë raste të reja në ditë, por analistët thonë se numrat realë janë shumë më shumë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.