AKTUALITET

Fond 80 milionë dollarë për pensionistët dhe familjet në nevojë, ja kategoritë që përfitojnë nga “Pakoja e madhe” në muajin janar

10:37 - 30.12.22 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Qeveria do të ndajë 8 miliardë lekë ose 80 milionë dollarë për pensionistët dhe familjet në nevojë.




Por “Pakoja e Madhe”, sikundër e konsideroi Kryeministri Rama, nuk do të ndahet para festave, por përgjatë ditëve të para të muajit janar.

PAKOJA

Në postimin e bërë në rrjetet sociale, kreu i qeverisë vuri në dukje se do të jenë 1 milionë familje që do të përfitojnë nga kjo paketë e re e mbështetëse, por pa dhënë detaje për mënyrën sesi do të bëhet. Pjesë e skemës do të jenë edhe paraplegjikët, tetraplegjikët dhe Personat me Aftësi të Kufizuara. “Qeveria po mbyll Pakon e Madhe në mbështetje të 1 milion individëve, për të lehtësuar ndjeshëm daljen e familjeve shqiptare nga ky dimër i ngarkuar, duke zeruar efektin e inflacionit të luftës mbi konsumin bazë për pensionistët, familjet në ndihmë ekonomike, posaçërisht nënat kryefamiljare në skemën e ndihmës ekonomike, paraplegjikët, tetraplegjikët, personat me aftësi të kufizuara, invalidët e punës, po edhe për punonjësit e shtetit, duke dhënë më shumë për ata që fitojnë më pak, por pa lënë askënd pa mbështetje.

Pakoja e Madhe, e cila parashihet mbi 8 miliardë lekë në dorë për të gjithë individët e përfshirë, do të mbyllet brenda ditës së sotme dhe do të shpërndahet e gjitha në ditët e para të janarit”, ka shkruar Rama. Nisur nga shuma që do të ndahet dhe nga numri i përfituesve nga kjo paketë e re mbështetëse, atëherë mesatarisht pritet që secili prej tyre të marrë mesatarisht 8 mijë lekë bonus. Por siç ka ndodhur me shpërblimin e këtij fundvitit edhe në këtë rast vlera e përfituar nuk do të jetë e njëjtë për të gjithë. Për kategori specifike siç janë pensionistët dhe nënat kryefamiljarë që trajtohen me ndihmë ekonomike masa e përfitimit do të jetë më e lartë, ndërsa për personat me aftësi të kufizuara më e ulët.

VENDIMI I VONUAR

Fondi ndryshe nga çfarë pritej nuk do të ndahet në ditët e mbetura të këtij viti, por përgjatë muajit janar. Për festat, pensionistët dhe familjet në nevojë do të duhet të mjaftohen me shpërblimin e tërhequr. Mbështetja e ofruar nga Qeveria, përfshirë edhe atë përmes “Pakos së madhe” është sërish e ulët nisur nga kriza dhe rritja dyshifrore që kanë njohur çmimet. Si pasojë e rritjes së çmimeve norma e inflacionit ka kulmuar në 8.3 për qind. Të prekur kanë qenë qytetarët, ndërsa s’mund të thuhet e njëjta gjë për arkën e shtetit, e cila për 11-mujorin e vitit 2022 iu shtuan 522 miliardë lekë. Krahasuar me një vit më parë të ardhurat janë rritur me 64 miliardë lekë ose +14% më shumë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.