Kryesore

“Më iku drita e shpirtit”/ Mes emocionesh, Eli Fara rrëfen si e përjetoi humbjen e njeriut të shtrenjtë gjatë pandemisë: Tani që nuk e kam, kërkoj…

21:25 - 01.01.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Këngëtarja Eli Fara ka rrëfyer se si e përjetoi humbjen e të ëmës gjatë periudhës së pandemisë.




 

elifara

 

E ftuar në emisionin “Dola te Ola”, Eli Fara tha se boshllëku që ka lënë tek ajo, ndarja nga jeta e të ëmës është i madh, teksa shton se dhimbjen nuk do ta kalojë ndonjëherë.

 

“Më iku drita e shpirtit”, tha ajo, teksa shtoi se i ngjan së ëmës, por tani që nuk e ka më, dëshira është e madhe që t’i ngjajë sa më shumë. “Tani që nuk e kam, kërkoj ta gjej atë te vetja ime”, tha Eli Fara.

 

Këngëtarja tregoi se të dy prindërit e saj kanë patur një zë shumë të bukur, dhe gjithmonë këndonin kur ata mblidheshin në festat familjare. Faktin që Eli këndonte, ata e pëlqenin shumë dhe këngëtarja kujtoi mbrëmjet kur kalonte me të atin duke kënduar.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.