AKTUALITET

Nga njeriu më i pasur në botë, Elon Musk thyen rekordin si personi parë në histori që ka humbur 200 miliardë dollarë nga pasuria e tij

21:04 - 01.01.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Elon Musk ishte personi i dytë që grumbulloi një pasuri personale prej më shumë se 200 miliardë dollarësh, në janarin e vitit 2021, muaj pas Jeff Bezos.




elon musk

Por tani, shefi ekzekutiv i Tesla ka thyer rekordin duke u bërë personi i vetëm në histori që ka humbur 200 miliardë dollarë nga pasuria e tij neto.

Musk, 51 vjeç, pësuar rënie të pasurisë së tij në 137 miliardë dollarë pasi aksionet e Tesla ranë javët e fundit, duke përfshirë një rënie prej 11% të martën, sipas Indeksit të Miliarderëve të Bloomberg.

Pasuria e tij arriti kulmin në 340 miliardë dollarë më 4 nëntor 2021 dhe ai mbeti njeriu më i pasur në botë derisa u tejkalua këtë muaj nga Bernard Arnault.

Tesla kaloi një kapitalizim tregu prej 1 trilion dollar për herë të parë në tetor 2021, duke iu bashkuar kompanive të teknologjisë si Apple, Microsoft Corp., Amazon.com dhe Google, edhe pse automjetet e saj elektrike përfaqësonin vetëm një pjesë e tregut të përgjithshëm të automjeteve.

 

Tani dominimi i Teslës në makinat elektrike, është në rrezik ndërsa konkurrentët e arrijnë. Ajo po u ofron konsumatorëve amerikanë një zbritje prej 7,500 dollarësh për të marrë në dorëzim dy modelet e saj, ndërsa raportohet se gjithashtu po redukton prodhimin në fabrikën e saj në Shangai.

Ndërkohë, me intensifikimin e presionit ndaj Teslës, Musk ka qenë i preokupuar me Tëitter, të cilin e bleu për 44 miliardë dollarë në fund të tetorit.

Rënia e aksioneve të Tesla ka qenë e madhe dhe Musk ka shitur shumë aksione këtë vit për të ndihmuar në mbulimin e shpenzimeve të blerjes së Tëitter, saqë ato nuk janë më aseti i tij më i madh, sipas indeksit të pasurisë së Bloomberg.

Musk, nga ana e tij, ka hedhur poshtë shqetësimet në lidhje me Teslën dhe ka postuar vazhdimisht në Tëitter për të kritikuar Rezervën Federale për rritjen e normave të interesit me ritëm të shpejtë


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.