BLUETOOTH

A do të rinisë seriali “Njerëz dhe Fate”? Flasin protagonistët. Aktori Arben Derhemi: Do të jem producent i 10 serive…

11:30 - 01.01.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

“Njerëz dhe Fate” duket se do të vijë në ekranet shqiptare me 10 seritë e ardhshme të tij.




Kështu ka deklaruar një nga protagonistët e serialit të famshëm shqiptar, aktori Arben Derhemi i cili sinjalizoi këtë rikthim pak kohë më parë me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Derhemi deklaroi gjatë një emisioni në RTSH se kur e jep fjalën e mban deri në fund, duke nënkuptuar se seriali shumë i dashur për shqiptarët do të rikthehet sërish.

“Unë kam hedhur diçka në rrjetet sociale dhe atë e di unë si personi që do jem edhe producent i 10 serive të ardhshme. Kur jap fjalën e mbaj deri në fund atë fjalë. Kështu që atë e di unë”, deklaroi ai.

Të njëjtën gjë pohuan edhe protagonistët e tjerë të këtij filmi të cilët ishin të ftuar në program.

 

 

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.