AKTUALITET

E rëndë! Vajza 17-vjeçare mbyt nënën e saj në orën 3 të natës, arrestohet për vrasje

17:41 - 02.01.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një grua 55-vjeçare, Teresa Spanò, mësuese e shkollës fillore, u gjet e vdekur në banesën e saj në Bagheria, në provincën e Palermos. Vajza 17-vjeçare, pas një marrje të gjatë në pyetje, u caktua në paraburgim me akuzën e vrasjes me dashje. E reja ka rrëfyer se e ka mbytur mamanë e saj. Prej kohësh, zënkat mes të dyve kishin qenë në rend të ditës.




 Vrasje pas një sherri

Vrasja do të ishte epilogu tragjik i një sherri që shpërtheu mes nënës dhe vajzës në orën tre të natës mes të dielës dhe të hënës. Ka qenë 17-vjeçarja që ka ngritur alarmin paraditen e së hënës rreth orës 8.

Vajza rrëzohet në marrje në pyetje

Gruaja jepte mësim në një shkollë fillore në provincën e Palermos. Duket se vajza në fillim u tha shpëtimtarëve se gruaja ishte vetëvrarë. Por më pas gjatë marrjes në pyetje, ajo u dallua teksa po përpiqej të rindërtonte atë që ndodhi përballë prokurores së të miturve të Palermos, Claudia Caramanna.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.