AKTUALITET

Industria e fluturimeve pëson rritje të konsiderueshme, mbi pesë milion persona kanë zgjedhur transportin ajror në vitin 2022

21:00 - 02.01.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Viti i shkuar regjistroi një rritje rekord për turizmin, por edhe një bum të vërtetë për industrinë ajrore. Dy aeroportet ndërkombëtare, Tirana dhe Kukësi procesuan sipas të dhënave zyrtare mbi 5 milionë pasagjerë në ulje dhe ngritje, duke kapërcyer ndjeshëm rekordin e mëparshëm të vitit 2019, prej 3.3 milionë udhëtarësh.




Shtimi i vazhdueshëm i destinacioneve dhe afrimi i linjave low-cost, që tani kanë zënë mbi gjysmën e tregut, shihen si faktorët kryesorë që ndihmuan në këtë rritje. Ndërsa rritja e prezencës së linjave ajrore në të njëjtat destinacione, si drejt qyteteve të Italisë dhe Gjermanisë, Londrës apo Stambollit, ka ndikuar në uljen e çmimit të biletave falë konkurrencës.

Për rrjedhojë, jo vetëm më shumë shqiptarë udhëtuan jashtë, por shtimi i linjave ndikoi në afrimin e turistëve të huaj. Kjo veçanërisht në rastin e vizitorëve nga Spanja që u shtuan me 3.7 herë krahasuar me vitin 2021.

Edhe vitin e ardhshëm operatorët e turizmit deklarojnë një interes edhe më të madh. Kompanitë ajrore britanike raportojnë se Shqipëria po zgjidhet në masë si një destinacion low-cost. Po ashtu, disa prej linjave ajrore kanë njoftuar zgjerimin nga Tirana për disa qytete shtesë, që pritet të sjellin interes të dyanshëm për qëllime turistike.

Ndërsa heqja në masë e kufizimeve të pandemisë për një numër në rritje shtetesh, pritet të sjellin po ashtu një valë të re turistësh që kanë munguar që prej pandemisë./A2


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.