AKTUALITET

“Nuk e kam vrarë fëmijën, nuk e di çfarë ka ndodhur”, thotë nëna 29-vjeçare e cila mbyti fëmijën në Digën e…

16:09 - 02.01.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sipas informacioneve, është kryer ekspertiza mjeko-ligjore e trupit të foshnjës 11-muajshe, që dyshohet se u vra nga nëna e tij 29 -vjeçare në natën e ndërrimit të viteve, duke e hedhur në ujërat e akullta të digës së Aliakmonas, në Veri tw Greqisw, madje raportohet se ka shfaqur mbytje në ujë.




Gruaja është dërguar mesditën e së hënës në Gjykatën e Verisë, ka kaluar pragun e prokurorit dhe hetuesisë, i është lënë afat për të kërkuar falje, më pas është lënë në pranga. Duke dalë nga hyrja kryesore e gjykatës, ajo ka mbajtur maskë në fytyrë dhe kapuç në kokë, ndërsa nuk ka folur me gazetarët.

Sipas informacioneve, gruaja që akuzohet për vrasje nga pakujdesia, pranon se ka shkuar me fëmijën e saj në digë, por mohon të jetë ajo që e ka vrarë. “Unë nuk e vrava fëmijën tim, më thanë se mbaroi. Nuk e di se çfarë ka ndodhur”, ka thënë vazhdimisht 29-vjeçarja. Ajo pritet të kërkojë falje në hetuesi të mërkurën e ardhshme.

Kujtojmë se gruaja dyshohet se ka marrë një taksi nga fshati Stavros Imathias më 31 dhjetor, me foshnjën në krahë dhe janë nisur drejt vendit ku e ka hedhur në ujë.

Më pas është nisur për në Aleksandri dhe ka qëndruar në një hotel, ku ka kaluar natën e ndërrimit të viteve, duke u kthyer në shtëpinë ku jetonte me foshnjën, gjyshen dhe gjyshin në agim.

Taksisti që e ka marrë nga diga e Aliakmonasit ka raportuar se në orën 16.05 ka marrë një telefonatë nga qendra për digën dhe prej aty ka marrë gruan që i ka thënë ta çojë në zonën e KTEL të Selanikut në Veroia.

“Ajo nuk dukej e mërzitur, nuk kishte fëmijë me vete. Ajo u ul në sedijen e pasme dhe nuk tha asgjë gjatë gjithë rrugës. Sjellja e saj ishte krejt normale, normale, si gjithë bota. E mora nga rruga kryesore, para urës”, tha taksisti, i cili u thirr nga policia për deklarim.

Çfarë tregoi autopsia?

Një autopsi e përfunduar të hënën pasdite tregoi vdekjen nga asfiksia në ujë.

Bëhet e ditur se 29-vjeçarja me banim në Stavros Alexandria duket se në të kaluarën ka pasur një mosmarrëveshje me babanë e fëmijës, i cili sipas dëshmive të banorëve të zonës ka tentuar të marrë kujdestarinë e foshnjës.

Kujtojmë se gruaja, e cila duket se ka probleme psikologjike, ka rrëfyer para autoriteteve atë që ka ndodhur dhe është arrestuar.

Vendi ku u gjet fëmija:

Gruaja kundërshtonte vazhdimisht veten kur u pyet nga policia se ku e kishte lënë foshnjën.

Sipas informacioneve, për ngjarjen është njoftuar edhe stafi i EMAK-ut, por foshnja është pikasur nga policia rreth orës 2 të mëngjesit në brigjet e lumit, duke notuar në ujë, pa pasur nevojë për ndihmën e zjarrfikësve.

Foshnja u dërgua në spitalin e Verisë ku u konstatua e vdekur, ndërsa gruaja u arrestua.

Diga ku mendohet se vdiq fëmija


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.