Kronikë

Albano Velo është djali i një polici/ Zbardhen detaje të reja, 30-vjeçari u largua nga Shqipëria pas vrasjes së biznesmenit

13:16 - 03.01.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Albano Velo 30-vjeçari i arrestuar si autor i vrasjes së biznesmenit Edmond Papa, të ndodhur më 16 dhjetor të vitit 2022 në rrugën “Fadil Bodinaku” në një lokal në Tiranë është i biri i një polici.




Albano Velo është larguar nga Shqipëria më datë 20 dhjetor disa ditë pas atentatit ndaj Edmond Papës.

Gazetari Igli Çelmeta tha për “BalkanWeb” se përplasja e tre grupeve për trafikun e drogës ka sjellë sagën e vrasjeve të 6 muajve të fundit, konkretisht të Aleksandër Sadikajt, Edmond Papës dhe të dy shqiptarëve të vrarë më parë në një lokal në Greqi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.