Kronikë

Detaje/ Vrasja e kuksianit pranë lokalit në Prizren, shkak për ngjarjen fatura prej 400 euro

12:52 - 03.01.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja në Prizren, ku viktimë mbeti 31-vjeçari Visart Cengu nga Kukësi.




Mediat kosovare bëjnë me dije se motiv i ngjarjes të rëndë është bërë borxhi prej 400 euro, që viktima bashkë me dy shokët e tij kishte në lokalin e autorit Dibran Hoxhajt.

Mësohet se të rinjtë nuk kanë pranuar të paguanin faturën prej 400 eurove që stafi i lokalit kishte lëshuar për dy të rinjtë, ku fillimisht patën një debat me stafin dhe klientët e tjerë ndërsa nisën të gjuajnë me shishe e të thyejnë tavolinat duke shkaktuar tension.

Në momentin që kanë dalë nga lokali, pronari Dibran Hoxhaj ka qëlluar me armë zjarri duke lënë të vdekur Visart Cengun dhe duke plagosur shokun e tij.

Pas ngjarjes, policia ka arrestuar autorin Dibran Hoxha dhe ka shoqëruar disa të tjerë.

 

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.