Kronikë

Emrat/ E qëlloi për një automjet të parkuar, autori ishte mik me të plagosurin në Durrës

12:41 - 03.01.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje plagosjen në Durrës, ku një 28-vjeçari Lulëzim Përnezha është qëlluar me armë gjahu.




Burime për median bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, pas debatit lidhur me një makinë të parkuar. Mësohet se autori, Gëzim Hoda është zënë më fjalë me të riun, ku më pas autori ka shkuar në shtëpinë aty pranë, ka marrë armën e gjahut dhe ka qëlluar Përnezhës.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur para një lokali të fshatit Perlat ku ata jetojnë, si dhe të dy të rinjtë janë miq me njëri-tjetrin.

Raportohet se i plagosur ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe autori është vënë në prangat e policisë, pas një ore ndjekjeje.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.