AKTUALITET

EMRI/ Makina del nga rruga në Divjakë, vdes shoferi dhe plagosen 4 të tjerë

17:31 - 03.01.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një aksident rrugor me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e katër të tjerëve ka ndodhur mesditën e sotme në aksin “Gradisht-Spolat”. Sipas policisë, viktimë e aksidenti ka mbetur shtetasi Leonard Dushku, i cili njëherësh ishte dhe drejtuesi i makinës.




Njoftimi i policisë:

Rreth orës 16:30, në aksin rrugor “Gradishtë-Spolat”, shtetasi L. D., duke drejtuar automjetin tip “Benz” ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë, ka ndërruar jetë drejtuesi i automjetit dhe janë dëmtuar pasagjerët, shtetasit Xh. S., 19 vjeç, R. D., 23 vjeç, F. C., 18 vjeç dhe D. D., 24 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.