Kronikë

FOTO/ Vrasja e biznesmenit Edmomd Papa, Policia: Autori është djali i inspektorit Dilaver Velo, e pezulluam nga detyra

13:43 - 03.01.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pas zbardhjes së vrasjes së biznesmenit Edmond Papa, ku u arrestua Albano Velo si i dyshuari që kreu krimin, në media qarkulluan lajme se Velo është djali i një punonjësi të policisë.




Policia e Shtetit përmes një deklarate për mediat, ka konfirmuar se Albano Velo është djali i inspektorit Dilaver Velo, i cili është pezulluar nga detyra.

Njoftimi i policisë:

Në lidhje me identifikimin, kapjen dhe ndalimin e njërit prej autorëve të vrasjes së shtetasti E. P., nga verifikimet ka rezultuar se shtetasi i ndaluar A. V.,  është djali i një punonjësi Policie.

Menjëherë pas ndalimit të shtetasit A. V. Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka  bërë pezullimin nga detyra të punonjësit të Policisë, inspektor D. V., me detyrë trup shërbimi në Seksionin e Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr. 4, Tiranë.

Gjithashtu  Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka nisur hetimin e thelluar ndaj punonjësit të Policisë, të pezulluar nga detyra.

Albano Velo dhe Dilaver Velo


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.