Kronikë

Fotot/ Ky është efektivi që u pezullua nga detyra, pas arrestimit të djali i akuzuar për vrasjen e biznesmenit në Tiranë

15:07 - 03.01.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Efektivi Dilaver Velo është pezulluar nga detyra, pas arrestimit të djalit të tij i cili dyshohet si autor për vrasjen e biznesmenit Edmond Papa, më 16 dhjetor 2022.




Efektivi Velo ishte emëruar si inspektor me detyrë trup shërbimi në Seksionin e Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr. 4, Tiranë.

Gazeta Shqiptare ka siguruar disa foto të efektivit i cili shihet nën shoqërimin e djalit të tij, Albano Velo.

Njoftimi i policisë:

Në lidhje me identifikimin, kapjen dhe ndalimin e njërit prej autorëve të vrasjes së shtetasti E. P., nga verifikimet ka rezultuar se shtetasi i ndaluar A. V., është djali i një punonjësi Policie.

Menjëherë pas ndalimit të shtetasit A. V. Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka bërë pezullimin nga detyra të punonjësit të Policisë, inspektor D. V., me detyrë trup shërbimi në Seksionin e Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr. 4, Tiranë.

Gjithashtu Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka nisur hetimin e thelluar ndaj punonjësit të Policisë, të pezulluar nga detyra.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.