EKONOMI

Kthimi i basteve online, zbulohet skema si do të veprohet dhe kontrollet e rrepta: Ku i marrin paratë bastexhinjtë me rrogë minimale?

10:51 - 03.01.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Bastet sportive do të kthehen përsëri ligjërisht në Shqipëri gjatë vitit 2023, duke operuar online dhe sipas zyrtarëve të MAS-së, me rregulla strikte. Të gjithë ata që duan të vendosin baste, do të regjistrohen me karta identiteti dhe kjo do të ndihmojë edhe në ndalimin e pastrimit të parave që është fenomen i zakonshëm kur operohet me bastet sportive.




“Licencat e këtyre kompanive do të kontrollohen nga shteti shqiptar. Do të ketë edhe kritere për personat që duhet të luajnë dhe kush jo, e sasinë gjithashtu. Çdo person që do të luajë do të jetë i kontrolluar në shumën që do të luajë. Pra, nuk mund të luajë kushdo sa të dojë. Një person që merr x lek në muaj, pagë minimale, ku ka arritur t’i marrë kaq shumë para të luajë në një ditë? Këto të ardhura nga kanë ardhur? Kjo është një mënyrë e kontrollit të parave të pista, të themi” ishin fjalët e Endrit Hoxhës, zv. Ministër i Arsimit dhe Sportit për “Top Channel”.

Ky i fundit ka siguruar një draft paraprak të hartuar nga MAS dhe ku detajohet se të ardhurat që dalin nga lojërat e fatit, do të shkojnë për investime në sport. Drafti parashikon krijimin e një fondi kombëtar të zhvillimit të sportit nga të ardhurat e nga bastet sportive dhe lojërat e fatit, teksa ky institucion do të monitorojë edhe shpërndarjen e të ardhurave.

“Përfitues të Fondit të Kombëtar për zhvillimin e Sportit janë federatat sportive, klubet sportive, shoqatat sportive, shoqëritë sportive dhe Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar, të cilat plotësojnë kriteret në:

Masivitetin e veprimtarisë sportive;
Gjithëpërfshirjes në veprimtari të target grupeve të veçanta;
Pjesëmarrjen dhe rezultatet e arritura në veprimtarinë kombëtare ose ndërkombëtare”, shkruhet në këtë draft.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.