AKTUALITET

Malajzia ka nevojë për rreth 1 milion punonjës të huaj

18:48 - 03.01.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Malajzia për të plotësuar nevojën për fuqi punëtore pas pandemisë të COVID-19 ka nevojë për 1 milion punonjës të huaj. Sipas lajmit të Malaymail, Shoqata e Zyrave të Punësimit (Papa) ka publikuar një raport lidhur me të dhënat e punësimit në vend.




Kreu i shoqatës, Datuk Foo Yong Hooi, tha se nevoja për fuqi punëtore në Malajzi në sektorë të ndryshëm është në nivele kritike, duke shtuar se vendi ka nevojë për rreth 1 milion punonjës të huaj.

Sipas tij, sektorët me nevojë për punonjës janë ndërtimtaria, bujqësia, prodhimtaria dhe ai i shërbimeve, ndërsa shtoi se numri i punonjësve të huaj të regjistruar që ishte rreth 2,2 milionë në vend, për shkak të COVID-19 ka rënë në rreth 900 mijë.

Drejtuesi i shoqatës tha se sektori i ndërtimtarisë ka nevojë për rreth 300 mijë, bujqësia 230 mijë dhe sektori i prodhimtarisë prej 100 deri në 200 mijë fuqi punëtore.

Ai tha se do të zhvillojnë takim me ministrin e Brendshëm të Malajzisë, Datuk Seri Saifuddin Nasution bin Ismail dhe disa ministra tjerë për zgjidhjen e problemit me punonjësit e huaj, duke theksuar se qeveria duhet të lehtësojë vizat për punëtorët e huaj.

Ministria e Brendshme më 9 dhjetor kishte njoftuar se në vend gjenden 1,4 milion punonjës të huaj me vizë të përkohshme pune.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.