AKTUALITET

Mision i pamundur, kapen 44 persona që tentuan të futen në Mbetërinë e Bashkuar

18:07 - 03.01.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Rreth 44 emigrantë janë sjellë në breg në Mbretërinë e Bashkuar, në kalimin e parë me varka të vogla të vitit të ri. Emigrantët u kapën nga Forcat Kufitare të Mbretërisë së Bashkuar dhe u dërguan në Dover.




Autoritetet franceze thonë se dy varka të tjera me 80 emigrantë u futën në vështirësi në Kanal të hënën dhe u kthyen në Calais.

Vitin e kaluar, një rekord prej 45,756 njerëzve ia dolën të bënin këtë udhëtim, numri më i lartë që nga fillimi i regjistrimeve në 2018, shkruan BBC. Kjo shënon një rritje prej rreth 60% krahasuar me një vit më parë.

Qeveria ka njoftuar një sërë masash në 12 muajt e fundit për të trajtuar çështjen e emigrantëve në varka të vogla që bëjnë udhëtimin e rrezikshëm përgjatë kanalit anglez.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.