Kronikë

Plagosi me armë gjahu të riun, arrestohet 32-vjeçari nga Durrësi

11:30 - 03.01.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një plagosje me armë gjahu ka ndodhur në Durrës, ku i plagosur ka mbetur i riu me iniciale L. P.




Mësohet se në pranga ka rënë autori i ngjarjes, 32-vjeçari me iniciale G.H., i cili pas një ore në arrati është kapur në Manzë.

Sakaq i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Plagosi me armë gjahu (çifte) një 28-vjeçar, kapet pas një orë ndjekje nga Policia dhe vihet në pranga autori i dyshuar.

Në vijim të informacionit të dhënë pak minuta më parë, sipas të cilit, rreth orës 09:40, në vendin e quajtur “Kthesa e Ariut”, Sukth, pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi Gëzim Hoda ka plagosur me armë gjahu (çifte), shtetasin L. P., 28 vjeç, ju bëjmë me dije se:

Shërbimet e Policisë janë vënë menjëherë në ndjekje të shtetasit G. H. dhe pas 1 orë ndjekje, kanë bërë të mundur lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasit G. H., 32 vjeç, banues në Perlat, Manzë.

Ndërkaq, i plagosuri, shtetasi L. P. aktualisht merr ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë veprimet për dokumetimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.