BOTA

‘Provokim i paprecedent’/ Vizita e ministrit izraelit në vendin e shenjtë zemëron palestinezët

14:56 - 03.01.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Palestinezët kanë dënuar një vizitë në një vend të shenjtë të kontestuar në Jerusalem nga ministëri Itamar Ben-Gvir duke e cilësuar si “provokim të paprecedentë”.




Tensionet mes Izarelit dhe Palestinës janë rritur me ardhjen e qeverisë së re nacionaliste të Izraelit. Kjo vizitë ishte e para që ministri Ben-Gvir ka kryer që prej ardhjes në pushtet të qeverisjes së Benjamin Netanyahu-t.

Vendi në majë të kodrës është vendi më i shenjtë në judaizëm dhe i treti më i shenjtë në Islam. Për hebrenjtë njihet si Mali i Tempullit, vendi i dy tempujve biblikë dhe për myslimanët si Haram al-Sharif, vendi i ngjitjes së Muhamedit në Parajsë. I gjithë kompleksi konsiderohet të jetë xhamia al-Aksa nga muslimanët, raporton BBC.

Hebrenjtë dhe jo myslimanët e tjerë lejohen të shkojnë në kompleks, por jo të luten. Ben-Gvir, kreu i partisë Fuqia Hebraike, ka thënë prej kohësh se dëshiron të sjellë një ndryshim në rregullat për të lejuar adhurimin hebre në vend.

“Mali i Tempullit është i hapur për të gjithë”, ka shkruar ai në Twitter, shoqëruar nga një fotografi e tij i rrethuar nga një kordon sigurie me Kupolën e Artë të Shkëmbit në sfond.

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.