Kronikë

Qëlloi për vdekje të riun nga Kukësi/ Zbardhet jeta e biznesmenit të njohur si ‘Korba’, kombinonte makinat me veshjet dhe pasion kishte florinjtë

14:30 - 03.01.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dibran Hoxhaj, i njohur edhe me nofkën “Kobra” është arrestuar në Prizren, pas vrasjes së 31-vjeçarit Visart Cengu nga Kukësi.




Dyshimet janë se Hoxhaj ka ka qëlluar me armë zjarri ndaj automjetit ku ndodhej viktima dhe dy shokët e tij, pas sherrit në lokalin për një borxh prej 400 euro.

Po kush është Dibran Hoxhaj?

Hoxhaj është një emër mjaft i njohur për Kosovën, pasi njihet për jetën e tij super luksoze dhe problemeve me drejtësinë.

Hoxhaj është akuzuar për 189 vepra penale dhe njihet për jetën e tij superluksoze, ku shpesh në media deklaronte se ishte i apasionuar pas florinjve dhe makinave të shtrenjta e jetës së natës raporton Express.

Hoxhaj shfaqej nëpër emisione televizive me 25 truproja, varëse të trasha ari, unaza, vëth e byzylykë ku ka tregonte se makinat i kombinon me veshjet.

Kujtojmë se ngjarja ka ndodhur në lokalin e Hoxhaj, pasi viktima dhe miqtë e tij kanë refuzuar të paguajnë faturën prej 400 euro, ku pas konfrontimit fizik të rinjtë janë qëlluar me armë nga autori teksa ata kanë qenë duke u larguar me makinë nga lokali.

Si pasojë e plagëve të marra 31-vjeçari Visart Cengu ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spitalin e Kukësit, ndërsa 27-vjeçari Rufgen Shehu, ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.