BOTA

Sa tifozë do të ndjekin prezantimin e Ronaldos te Al Nasr

15:52 - 03.01.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sipas raportimeve të mediave, në prezantimin e Cristiano Ronaldos në Al Nasr do të marrin pjesë 90 mijë tifozë. Portugezi fluturoi për në Arabinë Saudite dhe do të nisë stërvitjet me ekipin e tij të ri këtë javë.




Cristiano nënshkroi një kontratë me klubin për 2.5 vjet. Ai u bë lojtar i lirë pasi Manchester United i ndërpreu kontratën në nëntor për shkak të një interviste të diskutueshme me Piers Morgan.

COPE njofton se 90,000 tifozë do të jenë sot në stadiumin Mrsool Park për të përshëndetur Cristiano Ronaldon.

Në hapje pritet të shihen presidenti i klubit Musalli Al Muammar dhe trajneri Rudi Garcia. Ronaldo mund të shoqërohet nga Georgina Rodriguez dhe fëmijët e tyre.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.