LAJMI I FUNDIT

Sekuestrohet autobusi në Itali, shqiptarët mbeten në mes të katër rrugëve

15:52 - 03.01.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një autobus i cili transportonte shqiptarë është sekuestruar në Firence të Italisë, pasi kishte parregullsi në dokumentacion.




Mediat e huaja bëjnë me dije se autoritetet kanë zbuluar plot mallra kontrabandë, të cilat mesa duket ishin porosi për në vendlindje.

“Pas kontrolleve të mëvonshme, në bord u gjet një sasi e madhe bagazhesh që nuk i përkisnin pasagjerëve dhe zarfe të mbyllura me shirit me veshje dhe çanta lëkure të markave të famshme. Shoferi nuk mundi të tregonte asnjë dokument që vërtetonte origjinën e tij dhe u thirr Guardia di Finanza, e cila dërgoi personelin për të verifikuar kompetencën e tyre”, raporton Citta di Firenze.

Nga ana tjetër, shoferi i autobusit është gjobitur me 1,400 euro për parregullsi me mallrat si dhe 480 euro për parregullsi në dokumentet e transportit. Ndërsa autobusi u sekuesturua deri në plotësimin e dokumenteve dhe pagesën e gjobës.

Sakaq, udhëtarët janë detyruar të gjejnë metoda të tjera për t’u shpërngulur ne destinacion dhe për t’u kthyer në vendlindje.

 

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.