Kronikë

Vrasja e biznesmenit Edmond Papa/ Gazetarja jep detaje: Albano Velo është kunati i Aleksandër Sadikajt

12:31 - 03.01.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Albano Velo u arrestua për vrasjen e biznesmenit Edmond Papa. Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar  se, 30-vjeçari është filmuar nga pesë kamera e sigurie.




Gjithashtu bëhet me dije se Albano Velo është kunati i Aleksandër Sadikajt , (burri i motrës) 27-vjeçari që u vra me tritol në verë.

Ndër të tjera, gazetarja Klodiana Lala tha se autori Albano Velo është tradhtuar nga kamera i sigurisë, pasi është filmuar teksa vëzhgonte Edmomnd Papën, i cili mbeti i vrarë më 16 dhjetor të vitit 2022.

Velo është arrestuar më 31 dhjetor në Rinas, teksa kthehej nga Franca, ndërsa në foton e siguruar nga gazetarja Klodiana Lala 30-vjeçari shihet në shoqërinë e Aleksandër Sadikaj.

Sakaq ngjarjet dyshohet të kenë lidhje me prishjen e pazareve të drogës në Greqi.

Kujtojmë se më herët pronari i lokalit ku edhe ndodhi vrasja e Edmond Papës në dëshminë e tij ka treguar se kishte dëgjuar zhurma por e kishte të pamundur të kuptonte se çfarë po ndodhte.

Në Shënjestër/ Dëshmia: 

Në fillim ai nuk kuptoi asgjë nga ajo çfarë kishte ndodhur. Edhe pse për të duhej të ishte një ditë e normale pune në banak. Por shpejtësia me cilën vrasësi veproi, nuk i dha asnjë shkas të mendonte fillimisht se diçka përtej të zakonshmes, kishte ndodhur këtë herë në lokalin në pronësi të tij.

Lokali ku shërbente vetë si kamarier dhe banakier. Por që papritur ishte kthyer në një skenë krimi.
Aq sa në kushtet e tronditjes së thellë, V. Sh, mundi të shquajë vetëm disa detaje të përcipta nga tiparet e jashtme të autorit të vrasjes. Por asgjë më shumë se kaq. Të paktën kështu deklaroi edhe për grupin hetues.
Që këtë herë gjendej përballë një vrasje me motive të panjohura edhe për ta. Ndërsa lidhur mbi viktimën. Edmond Papa, pronari i lokalit ku ndodhi krimi, la të kuptohet se ky i fundit kishte disa kohë që vinte në lokalin e tij.

Çka kishte krijuar te ai, edhe një njohje mbi rrethin e tij familjar. “Më datë 16 Dhjetor 2022 si zakonisht kam shkuar në punë rreth orës 14.00 dhe në lokal ka patur klientë të zakonshëm të cilët vinin aty. Unë kam qenë brenda në lokal dhe po punoja në banak. Në lokal punoj vetëm unë, pasi nuk ka kamerierë. Fillimisht kam dëgjuar zhurmë si shashka dhe kam menduar se po hedhin fishekzjarre. Nga pjesa e banakut ku unë isha, nuk dukej mirë se çfarë po ndodhte.”, tha pronari i lokalit me inicialet V.Sh. Por ndërsa jepte këto deklarime, pronari i lokalit lë të kuptohet se vrasësi ka qenë i përgatitur për të goditur në momentin e duhur. Me qëllim që të mos përhapë panik dhe për t’i dhënë kohë vetes të largohet sa më shpejt të jetë e mundur nga vendi i krimit. Gjë që duket se ka funksionuar, pasi ai ka mundur të largohet pa u diktuar nga lokali. Ose të paktën, askush nuk ka dyshuar në momentin e parë rreth tij.

As vetë pronari i lokalit, që siç tha edhe vetë, në atë moment ndodhej në banak. Dhe nuk ka kuptuar asgjë, deri në çastin që është afruar drejt vendit nga mbërritën zhurmat e pazakonta. Aty ku do shikonte te plandosur në dyshemenë e lokalit të tij, klientin të cilin ai e njihte edhe me emër. “Gjatë kohës që isha në banak, unë pashë një person me kapuç në kokë, dhe asgjë tjetër. Më pas dola nga banaku për tek dera dhe në hyrje të lokalit pashë viktimën që më ka kërkuar të thërras urgjencën, pasi më tha se ishte plagosur.”, tha pronari.

Siç shikohet edhe nga dëshmia e pronarit të lokalit, autori nuk kishte zgjedhur të përdorte maskë gjatë krimit.
Por vetëm të mbante një kapuç në kokë. Një zgjedhje kjo me shumë gjasa për të shmangur çdo lloj dyshimi që mund të vinte nga viktima, apo njerëz të tjerë që mund të ndodheshin në atë moment pranë tij. Por siç thamë edhe më herët, ajo që bie në sy gjatë dëshmisë së pronarit të lokalit ku ndodhi krimi, është se ky i fundit kishte njohje me viktimën. Gjë që krijon dyshimin e arsyeshëm se viktima vinte shpesh në atë lokal, dhe pse jo mund të jetë pikasur më me lehtësi në lëvizjet e tij nga autorët.

“Pasi konstatova ngjarjen, u mundova t’i telefonoja numrit 129 por më doli sekretaria. Ishte ora 16.25. I rashë dy herë këtij numri, por kur pashë që nuk po më përgjigjeshin, më pas shkova tek banesa e viktimës. Aty pasi i kam rënë ziles së derës i kam thënë kunatës së tij që është plagosur vëllai i burrit të saj.”, shtoi pronari i lokalit. Sipas dëshmisë së dhënë nga pronari i lokalit por edhe më pas nga kunata e viktimës, të dy mësohet se kanë zbritur me shpejtësi shkallët, për t’i ofruar ndihmë personit që po lëngonte në lokal. Ndërkohë që pavarësisht plumbave të shumtë me të cilët ishte qëlluar, Edmond Papa vazhdonte të ishte në jetë.
“Pasi u ktheva në lokal e gjeta të shtrirë viktimën, i cili kërkonte ndihmë.

Në këtë moment hoqa xhupin dhe ia vendosa te koka. Më pas mora një peshqir për t’i bllokuar plagët. Në këtë kohë kunata e tij ishte me telefon në dorë, por nuk e di kë ka telefonuar. Më pas ajo mori makinën për ta transportuar vetë pasi ambulanca po vonohej. Në këtë moment erdhi policia dhe pas saj edhe ambulanca që e transportoi për në spital.”, shtoi ai. Por Edmond Papa siç u raportua edhe më tej nga media, nuk mundi t’i rezistojë plagëve të marra.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.