BOTA

 Autoritetet shëndetësore japin alarmin: Varianti i ri i Covid-19 pritet të ‘mbërthejë’ botën

09:27 - 04.01.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Autoritetet shëndetësore kanë ngritur alarmin se një variant i ri i Covid-19, pritet të ‘mbërthejë’ botën.




Mediat e huaja raportojnë se ky variant i ri ka mbërritur në Pakistan dhe prezenca e tij është konfirmuar nga vetë autoritetet shëndetësore.

Në një deklaratë për mediat kryeministri Shebaz Sharif, tha se autoritetet janë të gatshme që të përballen me një rritje të rasteve të reja, pas zbulimit të variantit të ri.

Sakaq shtoi se këtë herë vala e pandemisë mund të përballohet më lehtë, pasi më shumë se gjysma e popullsisë është vaksinuar.

“Ne mund të merremi me variantin e ri sepse niveli i imunitetit të qytetarëve është më i mirë për shkak të vaksinimit. Rreth 90 për qind e popullsisë është plotësisht e vaksinuar, ndërsa autoritetet në Punjab, provinca më e populluar e vendit, kanë rekomanduar një dozë përforcuese për mbrojtjen kundër virusit. Pakistani ka regjistruar më shumë se 1.5 milionë raste dhe mbi 30,000 vdekje të lidhura me COVID-19 në total”, tha ai.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.