AKTUALITET

Vrasja e të riut nga Kukësi pranë lokalit ‘Kobra’/ Policia nxjerr detaje të reja lidhur me rastin

10:54 - 04.01.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me vrasjen e të 31-vjeçarit nga Kukësi, Visart Cengu në Kosovë pranë lokalit të autorit të dyshuar Dibran Hoxha.




Policia e Kosovës ka raportuar këtë mesditë, se fillimisht konflikti ka nisur në lokal dhe më pas jashtë tij ku ka përfunduar në përdorimin e armëve të zjarrit. Më pas viktima dhe dy shokët e tij kanë dalë jashtë lokalit, ku dhe janë qëlluar nga autori i cili njihet me nofkën ‘Kobra. Viktimë e kësaj përplasje mbeti Visart Cengu dhe u plagos shoku i tij 27-vjeçar Rufgen Shehu.

Ndër të tjera, autoritet kosovare bëjnë me dije se është bllokuar lokali i autorit dhe është bastisur shtëpia e njërit të dyshuar lidhur me rastin, si dhe janë mbledhur disa dëshmi.

Njoftimi i policisë:

Prizren 03.01.2023-04:00. Është raportuar se, nga disa persona në një lokal ka pasur shkëmbim zjarri. Pas incidentit, tre nga të përfshirët në rast që ishin shtetas të Shqipërisë janë larguar me veturë në drejtim të Republikës së Shqipërisë. Pas kontaktit me autoritetet e Shqipërisë, është konfirmuar se njëri nga personat e përfshirë në incident ka ndërruar jetë, ndërsa një tjetër është i plagosur. Lidhur me rastin janë arrestuar gjashtë të dyshuar meshkuj kosovar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në paraburgim. Me urdhër të prokurorit është kryer bastisje në lokalin ku ka ndodhur incidenti, dhe në shtëpinë e njërit nga të dyshuarit lidhur me rastin, janë mbledhur disa dëshmi. Po ashtu në afërsi të vendit të ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar tri gëzhoja. Njësitë e hetuesisë janë në koordinim me autoritetet e Shqipërisë për vazhdimin e ekzaminimeve e trupit të pajetë si dhe veturën e viktimës. Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.