Kronikë

Aksident në Maminas, plagoset shoferi dhe një 15-vjeçar

13:15 - 05.01.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një aksident rrugor ka ndodhur në Maminas, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona.




Mësohet se shtetasi me iniciale A. S., 41 vjeç, ka përplasur motomjetin e shtetasit V. H., 30 vjeç, ku për pasojë ka marrë lëndime drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri.

Të plagosurit ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë:

Shtetasi A. S., 41 vjeç, ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin V. H., 30 vjeç në Maminas.

Si pasojë e përplasjes, janë dëmtuar shtetasit V. H. dhe shtetasi i mitur K. R., 15 vjeç (pasagjer në motomjet), të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.