Kronikë

Aksident në Vlorë/ 30-vjeçari përplas me ‘Ford’ të moshuarin

12:54 - 05.01.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një aksident rrugor ka ndodhur në Vlorë, ku i plagosur ka mbetur një 70-vjeçar.




Mësohet se ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur ‘Ish-agjencia e vjetër’, ku shtetasi me iniciale M. B., 30 vjeç ka përplasur me automjetin e tij ‘Ford’ të moshuarin.

Raportohet se i plagosuri është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 12:00, në rrugën “Gjergj Kastrioti”, në vendin e quajtur “Ish-agjencia e vjetër”, shtetasi M. B., 30 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Ford”, ka aksidentuar shtetasin K. V., rreth 70 vjeç, i cili lëvizte me biçikletë. Për shkak të dëmtimeve të marra, 70-vjeçari është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Gjithashtu, drejtuesi i automjetit, shtetasi M. B. është shoqëruar në ambientet e Policisë së Vlorës, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.