AKTUALITET

Arrestohet një person në Prishtinë, iu gjetën në makinë 40 kg marijuanë

20:54 - 05.01.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot ka arrestuar një person të dyshuar për posedim dhe shitje të substancave narkotike, në veturën e të cilit janë gjetur 40 kg marijuanë.




Sipas njoftimit, hetuesit policorë nga Sektori Qendror i Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik, për disa javë kanë trajtuar përmes rrugëve operative e hetimore një informacion se ‘një person se po merrej me trafikim të lënëve narkotike’.

“Sot, më 05.01.2023, rreth orës 17:08, është arritur të lokalizohet dhe identifikohet një i dyshuar i përfshirë në veprën penale ‘blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge’. Hetuesit policorë, në koordinim me organet e drejtësisë kanë realizuar Planin Operativ ‘Mjegulla’, gjatë realizimit të së cilit, në flagrancë është arrestuar i dyshuari: N.B., (viti i lindjes 1986, mashkull kosovar), i cili po transportonte me një veturë me targa vendore, substancë narkotike që dyshohet të jetë marihuanë”, thuhet në njoftim, transmeton Telegrafi.

“Gjatë kontrollimit të veturës janë gjetur rreth 40 kg substancë narkotike, e cila dyshohet të jetë e llojit marihuanë, e ndarë në 40 paketime të mbështjella me qese plastike. Vlera e kësaj sasie sillet rreth 80 mijë euro dhe dyshohet se vendi ynë ishte transit i kalimit të kësaj sasie, kurse destinacion final ishin vendet e perëndimit”.

Policia thotë se personi i dyshuar është intervistuar dhe me aktvendim nga prokurori i njëjti dërgohen në mbajtje deri në 48 orë. /Telegrafi/


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.