AKTUALITET

Rama “kapet” me raportimet e medieve: Në 2022 numri i vrasjeve me i ulëti në tri dekada

18:08 - 05.01.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka “shigjetuar” mediat sa i takon raportimeve të tyre mbi nivelin e kriminalitetit në vend.




Me një shënim më faqen e tij zyrtare në “Facebook”, Rama thotë se ndryshe nga jehona shurdhuese që pasqyrohet në medie, sot të dhënat sipas tij tregojnë se numri i vrasjeve përgjatë 2022 ka qenë më i ulëti në tri dekadat e fundit.

Postimi në Facebook:

#FAKT kuptimplotë që na jep një shembull flagrant të hendekut mes jehonës shurdhuese mediatike dhe realitetit të rënies së vijueshme të krimit. 2022 numri më i ulët i vrasjeve në tre dekadat e fundit.

#KUJTESË: Kur ne e nisëm përpjekjen kundër krimit vrasjet ishin 112 në harkun e një viti dhe si rregull mesatarja ishte 100 në vit.

#Normale, dihet që më e keqja harrohet shpejt, e mira s’ka fund kurrë dhe nga ana tjetër, padiskutim, ka ende shumë për të bërë.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.