Kryesore

Taksa e energjisë do t’i vihet në shërbim qytetarëve/ Tabaku i përgjigjet Ramës: Pse nuk e bën të njëjtën gjë me bordet komuniste?

16:00 - 05.01.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deputetja e PD, Jorida Tabaku ka reaguar në lidhje me vendimin e qeverisë për grumbullimin e taksës së energjisë nga prodhuesit e mëdhenj.




Përmes një postimi në ‘Twitter’, Tabaku shkruan se kryeministri Edi Rama duhet të ndiqte të njëjtën praktikë dhe me bordin e karburanteve, pasi çmimet e vendosura po shtrenjtojnë kostot për qytetarët.

Postimi i plotë:

Taksë e jashtëzakonshme për energjinë që tu shkojë pensionistëve? Ok!

Po pse jo edhe e njëjta për Kompanitë e Karburanteve që kanë thuajse 10 muaj që vendosin çmimet e naftës, më të shtrenjtat në rajon, nën frymën e bordeve komuniste?

Një taksë që mund të shërbejë për të zbutur inflacionin socialist që ka goditur familjet shqiptare që prej 10 muajsh paguajnë dpd naftën me +200lek/litër. Një çmim i vendosur nga Bordi Oligarkëve me bekim qeveritar por që pasuron oligarkët dhe shtrenjton çmimet qytetarëve!

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.