AKTUALITET

“Të moshuarës i vjedhin 10 mijë €, e rrahin barbarisht dhe e gjejnë të lidhur”, Berisha nxjerr denoncimin: Për policinë s’ka ndodhur gjë

18:11 - 05.01.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreu i PD-së Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një qytetari i cili deklaron se një e moshuar është grabitur dhe rrahur barbarisht në vigjilje të Vitit të Ri, teksa nga organet e rendit nuk është bërë asgjë.




Berisha shkruan se të moshuarës i kanë vjedhur 10 mijë euro dhe akuzon policinë për bashkëpunim me krimin.

Postimi i Sali Berishës

Të moshuarës i vjedhin 10000 € dhe e bëjnë për spital.

Për policinë nuk ka ndodhur gjë! Bashkëpunim me krimin.

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital!

Fillimisht më lejoni t’ju uroj Ju dhe familjes suaj një vit të ri plot shëndet dhe mirësi.

Po ju informoj për një grabitje që ka ndodhur në fshatin Pirg pjesë e bashkisë Maliq ku persona të maskuar i kanë hyrë në banesë dhe kanë dhunuar, rrahur barbarisht dhe e lidhur kur e kanë gjetur, shtetasen Luljeta Hoxha pensioniste e cila jeton e vetme, në dt. 29 dhjetor rreth orës dy pas mesnate ku ajo pretendon se i kish grabitur një sasi prej 10 000 euro.

Shtetasja në fjalë ndodhet e shtruar në spitalin e Korçës.

Nga organet e rendit e kanë lënë në heshtje dhe nuk kanë bërë asnjë prononcim deri më sot.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.