AKTUALITET

Video/ Përfshihet nga flakët fabrika e sfungjerëve në Elbasan, zjarri ka përmasa të mëdha

11:47 - 05.01.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një fabrikë sfungjerësh është përfshirë nga flakët në Elbasan, pranë lagjes ‘Katund i Ri’.




 

Burime për median bëjnë me dije se zjarri ka qenë i përmasave të mëdha, ky dyshohet se shkak për këtë të fundit të jetë bërë një defekt në sistemin eklektik pranë biznesit.

Mësohet se fabrika është në pronësi të shtetasit me iniciale F. S., 53 vjeç., si dhe zjarrfikëset po punojnë për shuarjen e flakëve.

Njoftimi i policisë:

Elbasan

Rreth orës 10:20, në fshatin Katund i Ri, Elbasan, ka rënë zjarr në një subjekt privat (fabrikë për prodhimin e sfungjerit), në pronësi të shtetasit F. S., 53 vjeç., banues në lagjen “Dyli Haxhire”, Elbasan. Si pasojë, janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Paraprakisht, dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në sistemin elektrik të objektit të këtij biznesi.

Shërbimet zjarrfikëse vijojnë punën për shuarjen e zjarrit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, me qëllim zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.