Kronikë

Vrasja e biznesmenit Edmond Papa/ Autori i dyshuar rezulton biznesmen! Policia dyshon se është arratisur jashtë vendit

11:25 - 05.01.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pas të akuzuarit të parë si vrasës i biznesmenit Edmond Papa në Tiranë, Albano Velo, është zbuluar edhe identiteti i autorit të dytë të vrasjes.




Personi i shpallur në kerkim si vrasësi i biznesmenit Edmond Papa, është Andrew Bode, 44-vjec i lindur në Berat dhe banues në Tiranë.

Gjithashtu mësohet se ai mban edhe një emër tjetër, por ky është identiteti i tij i shënuar në Gjendjen Civile.

Policia dyshon se ai mund të jetë larguar jashtë vendit ilegalisht, pasi në sistemin TIMS nuk figuron që të ketë dalë në ndonjë nga pikat e kalimit kufitar.

Bode figuron edhe si biznesmen, pasi ka një kompani në Korçë që merret me import dhe eksport, tregtim me shumicë dhe me pakicë të ujit të pijshëm, depozitimin dhe transportin e ujit të pijshëm dhe pijeve të tjera joalkoolike.

Nga hetimi rezultoi se autorët e kanë ndjekur për disa ditë shtetasin Edmond Papa deri në ditën e ngjarjes, që realizuan edhe vrasjen e tij.

Në cilësinë e provave materiale është gjetur dhe sekuestruar automjeti tip “Audi” i përdorur nga autorët e dyshuar para dhe pas ngjarjes, pamje filmike dhe 3 aparate celular.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.