AKTUALITET

Georgina Rodriguez ndryshon veshjen për të mos provokuar në Arabinë Saudite, nuk do të mbajë dekolte

18:26 - 06.01.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Cristiano Ronaldo do të vendoset përgjithmonë në Riad me partneren e tij Georgina Rodriguez dhe pesë fëmijët e tyre pas nënshkrimit të kontratës “të artë” me Al Nasr.




Megjithatë, gjërat në mbretërinë konservatore të Arabisë Saudite nuk do të shkojnë shumë lehtë për partneren e tij dhe do ta detyrojnë atë të bëjë disa ndryshime. Më konkretisht, Rodriguez do të duhet të ndryshojë mënyrën se si vishet në publik dhe tani e tutje do të duhet të respektojë Aktin e Desencës Publike.

Kjo do të thotë se ajo duhet të vishet në mënyrë modeste dhe elegante, pa dekolte, pa veshje të ngushta, pa veshje të shkurtra dhe, me pak fjalë… pa shfaqur shumë lëkurë.

Megjithatë, përtej veshjeve, çiftit i duhet të merret edhe një çështje. Ligjet e rrepta fetare të Arabisë Saudite mund të jenë pengesë për marrëdhënien e tyre, pasi futbollisti dhe modelja nuk janë të martuar.

Sipas mediave të ndryshme, autoritetet do të injorojnë shkeljen në këtë rast. Gazeta spanjolle “Marca”, e cila citon deklaratat e dy avokatëve nga Arabia Saudite, në rastin e asit ndërkombëtar dhe Georgina Rodriguez, autoritetet kompetente në Arabinë Saudite do të bëjnë një “sy qorr”:  “Edhe pse ligjet ende e ndalojnë bashkëjetesën pa dokumentet e martesës, autoritetet kanë nisur të bëjnë “sy qorr” dhe të mos arrestojnë askënd”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.