AKTUALITET

Hetimet për Jeton Lamin! Prokuroria e Kurbinit i drejtohet për rekurs Gjykatës së Lartë

18:38 - 06.01.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Prokuroria e Kurbinit i është drejtuar me rekurs Gjykatës së Lartë me dy kërkesa për Jeton Lamin, ish-efektivin e operacionales të arrestuar për shpërdorim detyre.




Njëra prej kërkesave është ajo e lejimit për ta marrë në pyetje të pandehurin, në lidhje me hetimet që po bën kjo Prokurori pas kallëzimit të familjarëve të Ervis Martinajt se kanë humbur kontaktet me të.

Ndërkohë që Lami ishte personi i fundit referuar të dhënave që kanë autoritetet hetimore, që është parë në shoqërinë e Martinajt.

Gjithashtu e Prokuroria e Kurbinit kërkon lënien në fuqi të vendimit të Shkallës së Parë dhe të Apelit, në caktimin e masës së sigurisë arrest me burg për Lamin.

Ky i fundit ra në pranga më 24 gusht të vitit që shkoi me kërkesë të Prokurorisë së Laçit, për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.