AKTUALITET

Kosovë, serbët thirrje kundër Petkoviç dhe Listës Serbe: Turp të keni, shqiptarët po na mbrojnë (VIDEO)

19:19 - 06.01.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gjatë ceremonisë qendrore të ndezjes së pemës së Krishtlindjes ortodokse, që u mbajt këtë vit në Zubina Potok, serbët e mbledhur kanë brohoritur edhe kundër drejtorit të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç dhe krerëve të Listës Serbe, që ishin të pranishëm aty.




Sipas medias serbe “Nova.rs”, gjatë fjalimit të peshkopit Teodosije, një grup serbësh filluan të thërrasin “Petkoviç, a është kjo 50:0 për ne? Turp të keni, shqiptarët po na ruajnë”, më pas i kanë drejtuar një sërë sharjesh.

Priftërinjtë e pranishëm, si dhe peshkopi Teodosije, gjatë gjithë kohës u përpoqën t’i qetësonin masën, por nuk ia dolën dot.

Disa qytetarë me këmbëngulje e pyesnin Petkoviçin: “A po ju ruajnë edhe juve shqiptarët?”. “Është e lehtë për juve atje lart në Beograd”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Zubin Potok INFO (@zubinpotokinfo)


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.