Kosova

Ndodh në Kosovë/ Mjeku e paraqiti si sukses në rrjetet sociale, pacienti ndërron jetë disa orë pas operacionit

11:10 - 06.01.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Prokuroria në Kosovë ka nisur të hetojë një rast ku një pacient ka ndërruar jetë pas një ndërhyrje kirirgjikale të kryer në spitalin shtetëror.




Sipas Gazetës Express, një mjek i Klinikës së Kardiokirurgjisë në QKUK e kishte shpërndarë operacionin e kryer si sukses në rrjetet sociale, por në fakt pacienti ka ndërruar jetë disa orë pas ndërhyrjes.

Kardiokirurgu Kushtrim Shala përmes një postimi në Facebook shkruante se kishte përfunduar me sukses një operacion të rrallë tek një pacient me diseksion akut të aortës.

Operacioni nuk dihet nëse ka pasur sukses, sepse pacienti ka vdekur pas disa orësh.

Ndaj Prokurori i Shtetit ka autorizuar policinë që të kryejë hetime nëse ka pasur vepër penale.

Për Gazetën Express këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Laureta Ulaj.

“Prokurori i Shtetit ka autorizuar policinë t’i ndërmarrin veprimet e nevojshme, me qëllim të sqarimit të kësaj çështje dhe eventualisht në rast të paraqitjes së elementëve të ndonjë vepre penale, do të veprohet tutje me këtë rast”.

mjekuuu


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.