AKTUALITET

Paketonte pakot e kokainës/ Kapet shqiptari në Itali së bashku me të dhe një 29-vjeçar

11:46 - 07.01.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar në Froli të Italisë, pasi tregtonte lëndë narkotike së bashku me një shtetas italian.




Mediat italiane bëjnë me dije se fillimisht autoritet kanë arrestuar 29-vjeçarin italian pasi u kap me cigare dhe tabletë ekstazi ku pas shoqërimit të tij për në banesë në mënyrë që t’i bëhej kontrolli fizik është zbuluar dhe shqiptari.

Mësohet se shqiptari qëndronte ilegalisht në Itali dhe paketonte dozat e kokainës brenda banesës të cilat më pas shpërndaheshin në zonë.

‘Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës 11 doza 0.50 kokainë dhe 45 gr të tjera, 5 gr marjiuanë, 7 tableta ekstazi, së bashku me materialin e paketimit dhe 900 euro’, raporton TR24.

Të dy të rinjtë janë arrestuar në akuzën për veprën penale ‘shpërndarje droge’.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.