AKTUALITET

Brazil/ Skenat e luftës civile, mbështetësit e Bolsonaros refuzojnë të pranojnë zgjedhjen e Lula da Silva në presidencë

20:52 - 08.01.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Incidente të rënda kanë shpërthyer në Brazil, ku po shpaloset një konflikt i përmasave të paprecedentë, me mbështetësit e ish-presidentit të ekstremit të djathtë, Jair Bolsonaro, që sulmojnë ndërtesat qeveritare. Skenat, që po bëjnë xhiron e botës, të kujtojnë sulmin e 6 janarit 2020 në Kapitolin e SHBA, kur mbështetësit e Trump njollosi institucionin demokratik.




Mbështetësit e Bolsonaros sulmuan pallatin presidencial, ndërtesat e ministrisë, Kongresin dhe Gjykatën e Lartë në Brasilia të dielën, raportuan agjencitë ndërkombëtare, duke cituar dëshmitarë okularë.

Qindra mbështetës të Bolsonaros, të veshur me flamuj brazilianë ose të veshur me bluza të verdha, depërtuan përmes kordonit të policisë dhe sulmuan ndërtesat e Kongresit dhe ministrisë në Brasilia, sipas pamjeve të transmetuara nga rrjetet televizive lokale dhe në videot e postuara në mediat sociale nga grupe të afërta me ish presidentin Jair Bolsonaro.

CNN Brasil raportoi se protestuesit përmbytën edhe parkingun e pallatit presidencial Planalto. Të tjerë hynë në godinën e Gjykatës së Lartë.

Demonstruesit po protestojnë kundër kthimit në pushtet javën e kaluar të të majtës Luiz Inácio Lula da Silva, i cili doli fitues në zgjedhjet presidenciale të 30 tetorit.

Ndërkohë da Silva ndodhet në Sao Paulo.

Policia në Brasilia po përdor gaz lotsjellës për të zmbrapsur qindra mbështetës të ish-presidentit të ekstremit të djathtë të Brazilit, të cilët përmbytën zonën përreth Kongresit dhe u ngjitën në ndërtesë, një javë pasi presidenti majtist Luiz Inacio Lula da Silva u betua.

Zona përreth Kongresit u rrethua nga forca të forta policore. Megjithatë, mbështetësit e Bolsonaros, të cilët refuzojnë të pranojnë zgjedhjen e Lulës në presidencë, arritën të thyejnë kordonin. Dhjetëra prej tyre u ngjitën në rampën e ndërtesës dhe u ngjitën në çati.

Pamjet dramatike, që të kujtojnë pushtimin e Kapitolit të SHBA-së, tregojnë një turmë njerëzish që shkojnë drejt Kongresit.

Ndërtesa e Kongresit strehon Parlamentin dhe Senatin e Brazilit.

Demonstruesit pushtuan gjithashtu gjelbërimin e ndërtesave fqinje, duke përfshirë pallatin presidencial Planalto.

Bolsonaro, i mundur nga Lula në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, u largua nga vendi në fund të javës së kaluar dhe ndodhet në Shtetet e Bashkuara.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.