AKTUALITET

Ciceroni 31-vjeçar bije pre e sulmit me thikë nga dy grabitëse femra, humb jetën pranë spitalit nga plagët e shumta

16:13 - 08.01.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Udhërrëfyesi i guidave turistike, 31-vjeçar Daniel Mascarenas da Silva ishte viktimë e një vrasjeje brutale nga dy gra në Brazil me një kamera sigurie që regjistroi të gjithë momentin e sulmit ndaj tij.




Siç shihet edhe në video, dy femra të cilat ishin me një motomjet kanë ndaluar dhe i janë afruar ciceronit 31-vjeçar kur ai po kthehej nga puna herët në mëngjesin e së mërkurës në Rio de Zhaneiro .

Dy femrat e kanë kërcënuar me armë për t’i dorëzuar çantën, ku fillimisht 31-vjeçari iu nënshtrua kërcënimeve të tyre.

Disa sekonda më vonë, 31-vjeçari, megjithatë, ka reaguar, duke shkaktuar një përleshje, gjatë së cilës është goditur vazhdimisht me thikë , nga e cila ka mbetur i plagosur për vdekje.

Sipas mediave braziliane, 31-vjeçari u gjet i vdekur pak pas orës 02:00 jashtë një spitali ku u përpoq të shkonte pasi ishte plagosur rëndë.

Sipas të njëjtave burime, 31-vjeçari është goditur me thikë për vdekje nga gruaja bionde e cila së bashku me bashkëpunëtoren e saj janë larguar nga vendi i sherrit sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

Siç shihet në video ciceroni pas sulmit i është afruar një taksie e cila kishte ndaluar dhe ashtu si duket shoferi ka parë gjithë skenën e krimit por nuk e ka marrë të plagosurin për ta shoqëruar në spital, gjithashtu duket dhe indiferenca e kalimtarëve të rastit.

Pas një mobilizimi të madh të policisë, dy femrat u arrestuan dhe u akuzuan për vrasjen e 31-vjeçarit fatkeq.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.