BOTA

Gruaja hëngri salmon të papërpunuar në autobus, shoferi i bërtiti të zbriste (Video)

22:12 - 08.01.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Imazhet e një gruaje që hapi një pako me salmon në një autobus dhe e hëngri të papërpunuar po bëjnë xhiron e internetit.




Siç përshkruhet në videon që ajo postoi në faqen e saj në TikTok, ajo shihet duke hapur një paketë me salmon të papërpunuar dhe duke e ngrënë atë. Pa asnjë shqetësim se sa e rrezikshme mund të jetë.

Gruaja në mbishkrimin e videos shkruan: “Më mungon vetëm një salcë”. Ndërsa i shtyu ndjekësit e saj të përgjigjen nëse dikush tjetër e ka këtë zakon të çuditshëm.

Videoja ka mbledhur 2.1 milionë shikime me shumë njerëz që i tregojnë gruas se sa e rrezikshme është ajo që ajo po bën. Të shumtë janë përdoruesit që me argumente përpiqen t’i shpjegojnë asaj se nuk është i njëjti salmon që përdoret në sushi. Ndërsa disa të tjerë janë tronditur nga fakti që ajo vendos ta hajë peshkun publikisht, brenda një autobusi.

Në një intervistë që ka dhënë për një medium lokal të vendit, ajo tha: “ E kam bërë disa herë më parë. E di që është e pashëndetshme. Por kjo nuk është diçka që e bëj në intervale të rregullta .’

 

@aggiedayx Just missing the soya sauce ☹️banging #happynewyear ♬ Lol – Stepz & JTA


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.