AKTUALITET

“Turp. Këtu s’ka ligje, vetëm kriminelë”! Radhë të gjatë e temperatura të ulëta, shqiptarët ende të bllokuar në Kapshticë

19:40 - 08.01.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës prej orës 12:00 shqiptarët janë bllokuar pasi problemeve teknike të palës greke. Për pasoja qytetarët kanë mbetur në radhë të gjata kilometrike, rreth 3 km në kufi.




News 24 raporton se në këtë pikë po punohet aktualisht pala shqiptare po punon me sportele maksimale.

Radha vijon të mbetet e lartë, ndërsa temperaturat janë të ulëta.

“Turp në 2023 të ndodhë kjo gjendje. Për çfarë arsye mund të ndodhë kjo. Ne nesër jemi në punë. Ditët kur vijmë në Shqipëri i kemi të numëruara. Vijmë të çmallemi me njerëzit tanë. Kështu ndodh çdo vit”, ka thënë një nga qytetarët, ndërsa ishte në radhë duke pritur.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.